×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjilanasi raportoi rrejshëm se iu vodh iPhone X në vlerë 1,000 franga, policia e arreston

    FrontOnline
    25 Mars 2022

    Policia në Gjilan ka njoftuar se sot ka arrestuar një person, i cili rrejshëm ka denoncuar në polici vjedhjen e një telefoni të mençur “iPhone X”. Sipas policisë, personi është arrestuar, pas dyshimeve për inskenim të rastit.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka bërë të ditur se ankuesi V.A, i lindur në vitin 1983, më datë 18 mars, rreth orës 21:00 e kishte bërë raportimin për vjedhjen e telefonit.

    Me këtë rast policia është marrë disa ditë, deri sa është gjetur se prona nuk ishte vjedhur ashtu siç ishte raportuar.

    “Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan, kishte pranuar një ankesë nga ankuesi V.A. (1983) me 18.03.2022, rreth orës 21:00 gjatë kohës  sa ka qenë duke lëvizur në një rrugë në Gjilan dy persona të pa njohur i kanë grabitur telefonin –Iphon X në vlerë prej 1000 franga. Hetuesit policor rajonal me ta pranuar rastin kanë  filluar me veprime intenzive hetimore në teren mirë të organizuara operative si dhe pas intervisitimit të dëshmitarëve dhe ri-intervistimit të ankuesit, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte inskenuar rastin e grabitjes në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Prona-telefoni i raportuar si i grabitur është gjetur”, thuhet tutje.

    Policia ka njoftuar që ndaj të dyshuarit do të ushtrohet kallëzim penal për lajmërim të rremë.

    “Bazuar në deklaratën e dytë tashmë të dyshuarit të lartshënuar në prani të avokatit mbrojtës,  ndaj të njëjtit do të ushtrohet kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga Neni 382 I KPRK-së dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan në procedurë të rregullt”, thuhet në fund./FrontOnline

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.