Policia ka arrestuar personin me iniciale S.I,i moshës 40 vjeçar, i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, me dënim burgimi prej 75 ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në komunikatë.