Një person është arrestuar të enjten në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar me shkop druri dy persona të tjerë.
Sipas policisë, pas sulmit fizik ndaj dy personave të parë, i dyshuari ka kërcënuar edhe tre persona tjerë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Mitrovicë Jug 24.03.2022 – 09:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me shkop druri dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas sulmit, ka kanosur edhe tre persona tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline