Një i mitur dyshohet se është plagosur me armë zjarri të mërkurën në Zubin Potok.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës Veri.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri AK-47.
Rasti po hetohet.
“Zubin Potok 23.03.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar i mitur është dërguar në Spitalin e Mitrovicës Veri, pasi që dyshohet se ishte i lënduar (plagosur) me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri AK-47. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline