Një grua në Viti ka raportuar policinë se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një burrë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti 21.03.2022 – NN. Me 24.03.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline