Ahmet Jashari, zëdhënësi në Univeristetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”, konfirmoi se rrahja ka ndodhur mes dy punëtorëve të administratës.
Zëdhënësi Jashari, tha se nuk i di motivet e rrahjes por policia po merret me rastin.
“Policia po merret me rastin. Përleshja ka ndodhur mes dy punetorëve të administratës”, tha ai.
Policia ka konfirmuar se ka pranuar informacionin për rrahjen dhe ka thënë se është duke e trajtuar incidentin në fjalë./FrontOnline
Dyshohet për një përleshje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës