×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen 7 persona në Gjakovë për falsifikim të parasë

    FrontOnline
    24 Mars 2022

    Në vazhdën e hetimeve lidhur me ca raste të parasë së falsifikuar që kohët e fundit janë të shpeshtuara në mbarë Kosovën, por duke mos e anashkaluar dhe Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, më datë 23.03.2022 pas një pune operative të suksesshme, zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë kanë tubuar informata dyshuese, kanë identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe në orët e mbrëmjes në përcjellje të të njëjtëve, në Rr.” Ferid Domi” – Gjakovë, ka ndaluar vozitësin e automjetit që ishte në qarkullim, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër.

    Gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit,  tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë  prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

    Zyrtarët policor ne vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuarishë, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në Stacionin policor edhe pesë(5) persona, ku gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6)  bankënotë  nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.

    Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar

    Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit  katër të dyshuar të mitur:

    –          B.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,

    –          A.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,

    –          F.G. i lindur në vitin 2005, sh/k, dhe

    –          A.S. i lindur në vitin 2005, iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh, kurse tre personave tjerë të dyshuar:

    –          E.R. i lindur në vitin 2004, sh/k,

    –          K.N. i lindur në vitin 2003, sh/k dhe

    –          A.B.i lindur në vitin 1999, sh.k. iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh.

    Hetimet në zbardhjen dhe identifikimin , kapjen e personave të tjerë të dyshuar janë në vijimësi.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.