Një qytetare në Graçanicë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar.