Një person është arrestuar, pasi që në muajin nëntor të vitit të kaluar në një barnatore kishte vjedhur një aparat për matjen e tensionit.
Sipas policisë, i njëjti ka kryer disa raste të tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë