×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e Kosovës  arreston një person dhe konfiskon  201.19 gram substance të dyshuar narkotike e llojit Kokainë

    FrontOnline
    23 Mars 2022

    Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.

    Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30,  kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër,  Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.

    Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.

    Pas njoftimit të Prokurorit  kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën,  në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

     

    • Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
    • Dy peshore dhe disa  qese të zbrazëta
    • Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
    • Një palë gërshërë.
    • Një pasaportë .
    • Një telefon celular.
    •  Një kartëmonedhë 20 euro.

     

    Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.