×
  • Vip
  • Vip

    Kjo është fituesja e “Miss World 2022”

    FrontOnline
    17 Mars 2022

    Polakja Karolina Bielawska u zgjodh “Miss World” e re në konkursin e mbrëmshëm në kryeqytetin portorikan San Juan.

    Menjëherë pas fitores, Karolina ka bërë të ditur gjithçka në Instagram. “Kur dëgjova emrin tim, u trondita, ende nuk mund ta besoj. Është nder të mbaj kurorën e Miss World dhe mezi pres të filloj punën. Do ta kujtoj këtë kapitull të mahnitshëm në Porto Riko për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ajo.

    Nënkampioneja e parë ishte amerikanja Shree Saini, ndërsa e dyta Olivia Yace nga Bregu i Fildishtë.

    Miss-i i ri ka një diplomë master në menaxhim, por aktualisht punon si modele dhe shpreson që një ditë të bëhet një folëse motivuese.

    Ajo drejton një projekt për të ndihmuar të pastrehët dhe përgatit ushqime dhe pije të ngrohta, sanduiçe dhe pako të kujdesit shëndetësor për rreth 300 njerëz të pastrehë çdo të diel, sipas Organizatës Botërore MISS.

    Karolina është femrae dytë polake me këtë titull bukurie. Kujtojmë se konkursi Miss Bota u shty nga 16 dhjetori në 16 mars të këtij viti , për shkak të pasojave të masave që hynë në fuqi në mes të pandemisë së koronavirusit./FrontOnline/

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin dyshohet se është përfshirë...
    Vip14 Shtator 2024
    Të premten, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurin e saj të ri, Callum...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, janë vendosur tabela në gjuhën maqedonase,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, iu ka uruar ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook një fundjavë të mbarë. Pacolli urimin e...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale duke sjellë rënie gurësh...
    Lajme14 Shtator 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e...
    Lajme14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti në vazhdimësi  kishte shqetësuar një grua, duke e përcjellur atë. Policia ka bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.