Një person është therur sot me thikë rreth orës 08:30 në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Ndërsa, Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin 52 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për lëndim trupor
Prishtinë, 17 mars 2022 – Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor.
Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:
-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:
Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.