Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës, dje është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull në Komunën e Kamenicës.
I njëjti është arrestuar pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër.
“Gjilan-Kamenicë (NN) janar – shkurt 2022. Pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër kosovare me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.