×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    3 gra u vranë në vitin 2021 në Kosovë si pasojë e dhunës në familje

    FrontOnline
    08 Mars 2022

    Dhuna në familje është rritur dukshëm sidomos gjatë dy vjetëve të fundit.

    Siç duket mbyllja si shkak i pandemisë me Covid-19, ndikoi edhe më tepër në ngritjen e rasteve të dhunës në familje, ku në disa raste burri rrahu gruan apo anasjelltas.

    Raste të ngjashme ndodhën në tërë Kosovën, e shumë prej tyre përfunduan me trajtim mjekësor.

    Nga Policia e Kosovës, për FrontOnline kanë bërë të ditur se në vitin 2021 janë raportuar gjithsej 2486 raste të dhunës në familje.

    E, nga to si pasojë e dhunës janë shtatë raste të vrasjeve kur prej tyre tri janë femra.

    “Gjatë vitit 2021 në kuadër të rasteve të dhunës në familje janë 7 raste vrasje, prej tyre 3 janë femra”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për FrontOnline.

    Sipas statistikave të Policisë, të dërguara për FrontOnline nga 2486 raste, numër më i madh është ai i femrave.

    “Janë gjithsej 1986 femra dhe 500 meshkuj”, bën të ditur Policia.

    Shifra të larta të dhunës në familje pati edhe në vitet e kaluara.

    Në vitin 2020 ishin raportuar 2 mijë e 69 raste të dhunës në familje, ku 1 mijë e 636 prej viktimave ishin femra, ndërsa 465 të tjerë ishin meshkuj.

    Gjithsej viktima përgjatë kësaj kohe në kuadër të dhunës në familje ishin 2 mijë e 101.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur gjithashtu se në vitin 2019 u raportuan 1 mijë e 915 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2018 ishin gjithsej 1534 raste.

    Po ashtu është thënë se Policia e Kosovës që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje.

    “Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet , ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

    Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë. Të njëjtat gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Lajme09 Tetor 2024
    Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore që Lista Guxo e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.