Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij dhe e ka kanosur me thikë babanë e tij.
Prindit ai dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe veturën.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 07.03.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare kishte kanosur me thikë babanë e tij viktimën mashkull kosovar të cilit ia kishte dëmtuar edhe veturën. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim e policisë.