×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfimi i 12 vjeçarës që u sulmua nga qentë: Po marr ende trajtime psikologjike

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Kaq e qetë në këtë vend Maltina Kadriu nuk ishte edhe javë më parë.

    Ajo u sulmua këtu nga disa qenë endacakë, derisa po zbriste shkallëve afër banesës së saj në lagjen “Tokhbaqe” të Prishtinës.

    “Unë kam qenë prej asaj ane te shkallët edhe këtu kanë qenë mbrapa meje edhe unë jam rrotulluar edhe në atë moment ata më kanë hyp përmbi trup dhe e kam parë vetën se jam krejt gjak”.

    Kafshimet që mori nga këto kafshë i shkaktuan jo pak plagë në trup.

    Ato kanë nisur t`i shërohen, por jo edhe stresi të cilin e përjetoi si pasojë e sulmit.

    Për ta tejkaluar këtë gjendje, 12 vjeçarja po konsultohet me psikologun.

    “Kanë qenë 6 qen, të cilët më kanë sulmuar mua dhe më kanë bërë lëndime të rënda, po kam marr trajtime tek psikologu ka me bo trajtimin 3-6 muaj, po sidomos në mbrëmja ndihem ende më e stresuar se mendoj se po me vjen ndonjë qen dhe më parafytyrohet momenti”, tha Kadria.

    E tronditur me atë që i ndodhi së vajzës është e ëma, Merita.

    “Vajza ndihet ende e stresuar, traumatizuar për çdo moment thotë “hajde me mu”, ka tepër trauma po besoj që do i kaloj me trajtimet që i ka me u mundu me i ndihmuar shumë dhe e përkrah në ditë të vështira”, potencoi ajo.

    Që raste të tilla të mos ndodhin më, të dyja kanë një apel për autoritetet komunale në Prishtinë.

    “Unë bëj apel për Komunën e Prishtinës që të merr masa sa më shpejt jo që është vajza ime por edhe me i ndodh edhe tjetër kujt nuk kam qejf me E dëgjuar këtë lajm hiç por besoj që kryetari i Komunës do të marr masa sa më shpejt”, përfundoi e ëma për Front Online.

    “Kërkesa ime për Komunën e Prishtinës është që duhet me u merre me këtë çështje që Përparim Rama ta realizojë premtimin që e ka dhënë për qentë endacakë – unë kam parë që ai ka filluar me u merr me ketë çështje – po shpresoj që do të shkoj deri në fund mirë”, u shpreh Maltina.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga fillimi i kësaj jave ka filluar zbatimi i kontratës së nënshkruar më 18 janar, për trajtimin e qenve endacakë për vitin 2022/Front Online

     

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.