×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina vazhdon me humbje, mposhtet edhe nga Groniku

    FrontOnline
    27 Janar 2022

     Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra polake Gronik e Polonisë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e tretë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë, në kuadër të fazës përgatitore.

    Trajneri Abdulah Ibrakoviq në këtë sfidë kryesisht inkuadroi në lojë futbollistë të rinj në moshë, të cilët nuk e patën rastin edhe aq shumë të paraqiten në dy ndeshjet e para ndaj Chernomoresti Odesas të Ukrainës dhe Atyraut nga Kazakistani.

    Me futbollistë të rinj u paraqit edhe Groniku.

    Polakët që në minutën e parë kaluan në avantazh (0:1) me një gol të realizuar nga Michal Mak.

    Ndeshjen në vijim e dominuan prishtinasit, të cilët organizuan aksione të shumta, mirëpo topi assesi të futej në portë.

    Pjesa e dytë filloi e qetë, teksa polakët në minutën e 56-të edhe një herë realizuan, kësaj radhe nga një penallti qesharake e akorduar nga gjyqtari.

    I saktë nga 11 metra ishte sërish Michal Mak, i cili realizoi në portën e Eglant Haxhos.

    Pas shumë rasteve të humbura, Prishtina e gjeti golin në minutën e 85-të nëpërmjet Agim Zekës, i cili pas një depërtimi të bukur nga e djathta, realizoi gol të bukur nga distanca rreth 20 metra për rezultatin përfundimtar, Prishtina – Gronik (1:2).

    Prishtina ndeshjen e radhës miqësore e zhvillon më 29 janar ndaj Alanya Vladikavkazut të Rusisë.

    Prishtina starton sot me 11-shen si më poshtë:

    𝙁𝘾 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙖: Halimi, Ismaili, Karabeci, Cenaj, Mone, A. Shabani, Tolaj, Mankenda, Zeka, Zhuri, Sulley. Trajner: Abdulah Ibrakoviq.

    𝑼 𝒂𝒌𝒕𝒊𝒗𝒊𝒛𝒖𝒂𝒏 𝒆𝒅𝒉𝒆: Prapashtica, Berisha, R. Shabani. Haxho.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Sport05 Maj 2024
    Granit Xhaka ka arritur të shënojë një super gol nga distanca ndaj Eintracht Frankfurtit. Po zhvillohej minuta e 12-të ku mesfushori kosovar...
    Të tjera
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.