×
  • Sport
  • Sport

    Premtohet spektakël i jashtëzakonshëm për Kupë

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Nga 9 deri më 13 shkurt do të organizohet Final 8 i Kupës së Kosovës.

    Në konferencën për media, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi, kanë dhënë detaje për organizimin e Kupës në Pejë, përcjell FrontOnline.

    Fetahu ka premtuar se presin spektakël për Kupë dhe ka treguar pse organizimi i është besuar klubit verdhezi.

    “Fillimisht ju falënderoj për ardhjen dhe interesimin e madh për këtë konferencë. Jemi shumë të lumtur që Final 8 i Kupës do të mbahet në qytetin e Pejës. Dua të theksoj dy arsye që KB Peja është zgjedhur organizatore. Fillimisht është për nder të Agim Llukës, themeluesit të KB Peja dhe i cili ka dhënë shumë për basketbollin e Kosovës, si dhe organizimi që do të mbahet në Pejë, që ka munguar në vitet e fundit. Besoj se është koha dhe momenti i duhur që Peja të organizojë Kupën e Kosovës. Ne presim spektakël të basketbollit me një organizim të jashtëzakonshëm. Jemi të bindur se, KB Peja në bashkëpunim me FBK-në do të organizojmë për mrekulli Final 8 dhe të jetë një Festival i Basketbollit”, është shprehur Fetahu para mediave.

    Ndërkohë, Gashi ka shtuar se ky organizim do të jetë i paparë në basketboll dhe model për vitet e ardhshme. “Ne jemi të nderuar që Final 8 do të organizohet në Pejë.

    Ashtu siç e përmendi Fetahu, për nder të Agim Llukës, si dhe besojmë që do të jetë një organizim i paparë dhe të jetë model për vitet e ardhshme. Pra, mund të krijojmë një standard të ri për organizime të ardhshme. Falënderoj FBK-në për punën që po bënë në ngritjen e cilësisë së basketbollit të Kosovës, ku tashmë është një ligë me skuadra të barabarta dhe nuk ka favoritë. Ne presim spektakël nga organizimi, por edhe ndeshje të bukura në parket, pasi do të kemi ndeshje shumë interesante”, ka nënvizuar Gashi.

    Fetahu i pyetur nga gazetarët ka folur edhe për tifozët nëse do të jenë të pranishëm. “Ne kemi bërë kërkesë pranë autoriteteve që të lejohen 50 % e tifozëve. Kjo nuk varet nga ne apo nga KB Peja. Kërkesa jonë është që të lejohen tifozët, por gjithnjë duke respektuar masat, të vaksinuar dhe me maska. Gjithashtu të jemi model edhe në fushatën e vaksinimit. Dua të përmendi edhe dy persona shumë të rëndësishëm për këtë organizim e ata janë: Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve në FBK dhe Luan Maloku nga kompania Compact Solution, e kontraktuar nga KB Peja për organizimin e Kupës”, theksoi Fetahu.

    Në fund Gashi shtoi se edhe një konferencë tjetër do të mbahet në Pejë, ku do të shpalohen detaje tjera rreth organizimit.

    Final 8

    Meshkujt

    Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9/10 Shkurt 2022 ku takohen:
    Ylli – Drita (Grupi A)
    Trepça – Rahoveci (Grupi B)
    Peja – Prishtina (Grupi C)
    Prizreni 16 – Bashkimi (Grupi D)

    Në ndeshjet gjysmëfinale takohen fitueset e Grupit A-D dhe fitueset e Grupit B-C.

    Femrat
    Gjysmëfinalet
    Penza – Bashkimi
    Prishtina – Trepça
    Liga e Parë meshkujt
    Istogu – Vëllaznimi
    NEW Basket – Vushtrria./FrontOnline/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.