×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymerit i mbërrin fatura e KEDS-it për janar: Do të paguaj 236 euro më shumë

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Drejtori i Institutit “Musinë Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se bazuar në faturën e muajit janar të energjisë elektrike, ai përllogaritet të paguajë 236 euro më shumë në muajin shkurt, kur pritet të hyjnë në fuqi strukturat e reja tarifore.

    Sipas Ymerit, fatura e tij e KEDS-it për muajin janar shënon vlerën prej 146 eurove.“ Fatura e energjisë elektrike për muajin janar është shpërndarë dje (në kompleksin banesor ku banoj). Për këtë muaj kisha shpenzuar 1543 kWh në tarifën e shtrenjtë A1, dhe 1024 kWh në tarifën e lirë (të natës) A2. Vlera e kësaj fature mujore është 146.32 euro, në të cilën përfshihet edhe TVSh (10.80 euro) si dhe tarifa fikse (1.74 euro)”, shpjegoi Ymeri.

    Sipas tarifave të propozuara nga ZRrE-ja, ish-deputeti ka përllogaritur se fatura e ardhshme – në rast se harxhon sasi të njëjtë të megavatëve të energjisë – do t’i vlejë 383 euro.Kalkulimi i faturës së muajit janar me faturën potenciale të muajit shkurt, Ymerit i rezulton të ketë rritje prej 161 për qind në çmim.“Kur e kalkulon të njëjtin shpenzim me tarifat e propozuara nga ZRrEE, vlera e faturës mbërrin në 383.06 euro. Kjo pastaj zbret në 266.61 euro pas aplikimit të subvencionit të vënë në dispozicion nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai. “Pra fatura që sot kushton 146.32 euro do të kushtojë 383.06 euro pas 1 shkurtit”.

    Sipas propozimit të ZRrE-së, tarifat e propozuara për shtrenjtimin e energjisë elektrike pritet të qëndrojnë në fuqi deri në prill të vitit 2023.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999. Të pranishëm në...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.