Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se është takuar me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.
Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog tregon se e ka uruar Hysenin për zgjedhjen e tij në krye të komunës dhe se e ka siguruar për angazhimin e BE-së për t’i mbështetur më tej programet dhe projektet nga të cilat përfitojnë qytetarët.