×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zyrtari i lartë amerikan: ShBA-ja nuk ka qëndrim për kufijtë, le të vendosin Kosova e Serbia

    FrontOnline
    17 Tetor 2019

    Zyrtari i lartë i departamentit të shtetit të ShBA-së, David Kostelanchik ka folur sot në Beograd për demarkimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë, ose atë që quhet ndryshimi i kufijve.

    Ai thotë se ShBA-ja nuk kanë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe se e njëjta duhet të adresohet nga Beogradi e Prishtina.

    I pyetur nga gazetarët në Beograd se nëse ShBA-ja do ta përkrahnin një ide të tillë, ai u përgjigj se shteti i tij nuk pozicionohet në këto çështje.

    “ShBA-ja nuk merr pozicione në këto çështje, këto janë probleme që Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin me njëra tjetrën”, ka thënë ai.

    Gazetarët serbë shkuan edhe më larg kur e pyetën zyrtarin amerikan lidhur me krahasimet mes Kosovës dhe Teksasit, për të cilën çështje ai tha se s’ka ndonjë lidhje.

    Në fund, Kostelanchik tha se sipas tij njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë është zemra e marrëveshjes dy palëshe mes shteteve.

    Kostelanchik është drejtor për Evropën Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan.Ndryshe, në Forumin e Sigurisë në Beograd ku foli Kostelanchik, po merr pjesë edhe ish-ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Catherine Ashton./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.