×
  • Sport
  • Sport

    Australia zbardh arsyet e dëbimit të Xhokoviqit

    FrontOnline
    21 Janar 2022

    Polemikat për çështjen “Xhokoviç” nuk kanë ndër mend të shuhen.

    Nëse së fundmi media britanike “Sun” flet për një padi milionere, të cilën tenisti serb po mendon për të bërë në drejtim të qeverisë australiane, së cilës i kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim, tashmë janë zbardhur edhe motivet për ekspulsin e Noles në vendin e kangurëve.

    Sipas shpjegimit të gjyqtarëve, motivi kryesor për anulimin e vizës së tenistit ka të bëjë me faktin se “një yll botëror i sportit si Xhokoviç ka një ndikim të madh te të gjitha moshat, sidomos te të rinjtë dhe sjellja e tij do të merrej si shembull për t’u imituar”.

    Pasi fitoi apelin e parë kundër heqjes së vizës, vendimi u kthye përsëri nga ministri i Emigracionit në Australi, Aleks Hauke, i cili ushtroi fuqinë që i jepte ligji për t’i vendosur bllokadë serbit. Në këtë pikë, tenisti paraqiti një tjetër apel, por këtë herë ai nuk u pranua, ndërsa më pas u detyrua të largohej nga Australia.

    AVOKATËT E NOLES – Legalët e Xhokoviçit në këtë çështje duhet ta bazonin mbrojtjen e tyre në tri pika: Në opinionin e Noles për vaksinimin, të përmbledhur në një artikull të “BBC”-së në vitin 2020, në akuzën që prezenca e tij në Australi mund të rezultonte një rrezik për rendin dhe shëndetin publik dhe në fund, te heqja e vizës. Ndërsa gjyqtarët e kanë shpjeguar kështu vendimin për eksplusin e marrë për Nolen:

    “Në janar 2022 Xhokoviç vijon të mos jetë i vaksinuar. Por fakti që e ka kaluar COVID-in në dhjetor të 2021-shit nuk do të thotë asgjë, pasi tenisti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij kundër vaksinimit shumë muaj më parë”. Ndër të tjera në motivacion shpjegohet:

    “Qëndrimet e Xhokoviçit mund të kishin ndikim për të rritur frymën kundër vaksinimit, duke influencuar edhe te personat e pavendosur”. Një tjetër pikë e fortë kundër tenistit është: “Pranimi nga Xhokoviç se ka dhënë një intervistë për ‘L’Equipe’ më datë 18 dhjetor si dhe ka bërë një set me fotografi në një kohë kur ishte infektuar me COVID, pa masa mbrojtëse, është një tregues i pakujdesisë së sportistit, gjë që mund të shtynte edhe persona të tjerë për t’i thyer rregullat në Australi”.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut. Përmes një postimi në faqen zyrtare,...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë për media. Ai aty do e prezantoj aderimin më të ri brenda kësaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese...
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.