×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina prezanton një tjetër përforcim, vjen nga Bosnja e Hercegovica

    FrontOnline
    21 Janar 2022

    Prishtina ka prezantuar sot një prurje të re.

    Bëhet fjalë për talentin 24-vjeçar, Drilon Cenaj.

    Ardhja e tij tek bardhekaltrit po cilësohte si një perurje bukur e rëndësishme.

    Njoftimi i Prishtinës:

    Në moshën 1-vjeçare, Drilon Cenaj u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij për në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

    Ai kthehet në vendlindje në moshën 24-vjeçare për ta vazhduar karrierën si futbollist te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.

    Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje me ç’rast e ka nisur karrierën te FK Sarajevo.

    Cenaj që aktivizohet si mesfushor qëndror, si junior është transferuar te Chievo Verona në Itali teksa më pas i’u bashkua ekipit të parë të Salernitanës në Apenine.

    Driloni ka luajtur edhe për CS Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Hercegovinë), Nyíregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari para se t’i bashkohet Prishtinës.

    Me t’u prezantuar te Prishtina, Cenaj e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

    𝘼𝙧𝙙𝙝𝙟𝙖 𝙩𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙖 – Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është kënaqësi që jam bërë pjesë e saj. Në ekip më kanë pritur shumë mirë si bashkëlojtarët ashtu edhe stafi. I falëndëroj të gjithë për pritjen. Atmosfera është shumë e mirë.

    𝙋𝙪𝙣𝙖- Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi duke punuar shumë mirë. Përgatitjet janë shumë të mira dhe mendoj se me këtë ritëm dhe punë do të jemi shumë lart.

    𝙎𝙮𝙣𝙞𝙢𝙚𝙩 – Synimet e Prishtinës janë për pjesën lart në tabelë. Ka shumë cilësi në ekip dhe do të provoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.