×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK- Qeverisë : As shantazh, as kërcënim, po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë

    FrontOnline
    07 Janar 2022

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) i ka kujtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministrive të linjes së greva e paralajmëruar do të jetë e pashmangshme, nëse deri në mars të këtij viti nuk plotësohen kërkesat e sindikalistevë të arsimit.

    Ata përmes një komunikate kanë bërë një kronoligji të kërkesave të tyre gjatë vitet 2021.

    Reagimi i plotë:

    As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë

    SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit.

    Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkoj nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veproj , se paku, siç bëri Qeveria Hoti , që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz , që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar.

    Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë.

    Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët shantazh dhe kërcenim.

    Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sfeçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave , por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat dhe Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.