Tash kur vitit 2021 i ka ardhur fundi, këngëtarët shqiptarë po përmbyllin sukseset e tyre.
E njëra nga këngëtaret e suksesshme gjatë vitit ishte edhe Leonora Jakupi.
Këngëtarja që nga fillimi i karrierës së saj komentohet shumë edhe në rrjete sociale.
Janë imazhet e saj të fundit ato të cilat e bëjnë atë të përfolet dhe të komentohet nga ndjekësit e saj dhe më gjërë.
Në imazhet e saj të fundit shfaqet shumë elegante e veshur me fustan të zi, me mëngë rrjetë dhe gurë të bardhë rreth supeve.
Këngëtarja e njohur pranoi komplimente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj në hapsirën e komenteve.
Kujtojmë që pak ditë më parë Leonora lansoi albumin e ri muzikor “Amël”, në të cilin u përfshin gjithsej pesë këngë, të gjitha të realizuara me videoklip.