Ai do lë pas vetes një karrierë të bujshme dhe punën e tij si aktor në Teatrin e Kosovës për dekada me radhë.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë faqja zyrtare e Teatrit përmes një njoftimi në facebook.
““Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë. Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik. Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftim”.