×
  • Vip
  • Vip

    Lorik Cana hyn në “Big Brother VIP”

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2021

    Tashmë është bërë e ditur se reality-show “Big Brother Albania VIP” do të transmetohet më datën 1 janar të vitit 2022, e që pritet të jetë një natë me shumë të ftuar dhe surpriza për banorët brenda shtëpisë dhe publikun.

    Deri më tani, nata e spektaklit është shfaqur dy ditë të javës, të martave dhe të premteve, por që tani produksioni ka vendosur që ditën e parë të vitit të fillojnë me shtëpinë e famshme.

    Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, më 1 Janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.

    Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

    Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi, nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.

    Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por që nuk kishte pranuar, ndërsa kushëririn e tij, Granit Canën ishte pjesë e këtij sezoni, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.

    Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spekataklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për skeqe, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Vip10 Shtator 2024
    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj ka ndarë disa fotografi në mediat sociale. Por, më tepër se bukuria...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.