×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i UÇK-së përcjellë djalin për në gurbet: Kosovën e ideonim kopsht me lule, por pas 22 vjetësh po zbrazet nga të rinjtë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ruzhdi Orana ka prekur zemrat e shumë njerëzve me një postim në Facebook.

    Orana ka përcjellur për gurbet, djalin e vetëm të tij, Fidanin, për të synuar një jetë më të mirë.

    Ai mes fjalësh i kërkoi falje të birit për lotët që derdhi sot në aeroport, derisa shkruan se mendonte një jetë shumë më të mirë në Kosovë.

    Ruzhdi Orana tregon se i biri është një i shkolluar që nuk ka arritur të gjej vetën në vendlindje

    Postimi i plotë:

    Sot biri im i vetëm Fidani mori rrugën e gurbetit. Nuk qenka lehtë te te them rrugë e mbarë. Babi të kerkon falje për lotët që i derdha në Aeroport. Rrugën që ti e more sot, kam pasur edhe unë mundësi që ta bëjë para 30 vitesh. Por në atë kohë nuk munda të ia kthej shpinën Kosovës, nuk munda ta braktis shkollën ku punoja, nuk munda të i le nxënësit, edhe pse punonim pa pagesë dhe me rrezikshmëri nga okupatori serbosllav. Menduam se Kosovën do ta bëjmë kopsht me lule, ashtu si na thonin disa politikaj të atyre viteve. Por na doli krejt ndryshe. Arrita me mund dhe me djersë të iu shkolloj të gjithëve. Por për qudi, ndonëse veteran i arsimit dhe veteran i UÇK së, nuk arrita të iu punsoj në asnjë organizatë shtetrore. Dhe ja tani ju si intelektual, po duhet të shkoni dhe të punoni në vende të huaja. Këte nuk e kam menduar kurrë po ja 22 vjet pas luftës Kosova po zbrazet nga të rinjtë. Rrugë të mbarë biri im dhe të priftë fati në jetë!

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen...
    Lajme20 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partitë opozitare të vendit duhen të jenë njëzëri për shpërndarjen...
    Sport20 Maj 2024
    Akil Gjakova është mposhtur nga Hidayat Heydarov në Kampionatin Botëror të Xhudos në Abu Dhabi. Gjakova, që po garaonte në kategorinë deri...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, ka lëshuar një deklaratë për Iranin. Ai ka shprehur ngushëllimnet e...
    Vip20 Maj 2024
    Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sapo kanë turbulluar rrjetin me fotografinë e fundit të publikuar. Dyshja ka publikuar dy duar të kapura,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është ndër liderët e parë evropianë që komentoi rrëzimin e helikopterit në Iran, i cili vrau presidentin,...
    Kronika20 Maj 2024
    Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.