×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime për kryetar të Dragashit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, në procesin e përsëritjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

    Lajmin e ka bërë të ditur për FrontOnline, Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.

    Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që brenda zarfit të jenë një apo dy fletëvotime, por kjo sipas tij, do të vërtetohet kur të përfundon votimi.

    “Deri në raportimin e djeshëm kanë arritur 137 pako me fletëvotime të supozuara, që i bie 137 zarfe mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që brenda zarfit munden me qenë edhe 1 apo 2 fletëvotime më shumë, mirëpo nuk e dijmë saktë deri në ditën kur bëhet vlerësimi”, tha Ahmetaj për Front Online.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor.

    Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

    Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është 1,090.

    Ky rivotim erdhi pasi që Gjykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura me postë nga jashtë për Komunën e Dragashit të mos njihen./Front Online/

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.