Sonte “vëllai i madh” bëri një shaka me banorët e “Big Brother VIP”.
Sonte Romeo Veshaj erdhi në shtëpinë e famshme dhe vizitoi vëllain e tij, Donaldi, në dhomën e surprizave.
Dyshja pasi u çmallën me njëri-tjetrin, ata ndërruan rrobat dhe Romeo hyri brenda në shtëpi ku po qëndrojnë banorët.
Fillimisht banorët nuk e vërejtën që është Romeo. Por, Einxhel e vërejti, pasi Romeo e kapi buzën, veprim që nuk e bën Donaldi.
Pasi e bëri këtë veprim, Einxhela tha se ai nuk është Donaldi dhe i kërkoi Romeos që të tregoj tatuazhin.
Pasi u zbulua loja, të gjithë e përqafuan Romeon