×
  • Sport
  • Sport

    Deçani fitoi ndeshjen me fund shumë dramatik

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2021

    Deçani e ka shënuar fitoren e tretë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në hendboll, shkruan FrontOnline.

    Të enjten mbrëma, Deçani e mposhti Llapin me rezultatin e ngushtë, 35:33, në një ndeshje me fund të jashtëzakonshëm. Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës.

    Deçani është i teti me 6 pikë. Llapi është i shtati me 8 pikë.

    Mirsad Jashari me 13 gola dhe Albilon Loshaj me 10, ishin më efikasët te deçanasit. Fatlind Mazrekaj i shënoi 4 gola.

    Artir Muçiqi ishte më efikasi te Llapi me 8 gola. 7 i kishte Rifat Visoka e nga 5 Feston Beqiri e Blerton Hasani.

    Në pjesën e parë Deçani kontrolloi lojën dhe krijoi epërsi të lartë në 15 minutat e fundit. Pjesa e parë përfundoi 18:13.

    Në pjesën e dytë llapjanët u afruan në dy gola në disa raste e në minutën e 58-të edhe në një gol (32:31).

    Në minutën e 59-të rezultati u barazua në 32:32. Më pas rezultati ishte edhe 33:33. Por në minutën e fundit Jashari e Mazrekaj shënuan nga një gol për fitoren 35:33./FrontOnline/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit që mori shkalla e dytë e Komisionit për Ankesa. Vllaznia e...
    Sport07 Maj 2024
    Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me...
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me...
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.