×
  • Lajme
  • Lajme

    Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Një person është lënduar për shkak se është goditur nga një veturë, sonte rreth orës 20:20, në fshatin Zabel i Ulët, në Drenas.

    Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    “Sot rreth orës 20:20, është pranuar informata se në fshatin Zabel, komuna e Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

    Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.