×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Omicron, gjithçka duhet të dini lidhur me variantin e ri të koronavirusit

    FrontOnline
    29 Nëntor 2021

    Ekspertët e agjencisë shëndetësore të OKB’së thanë se studiuesit në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën aktualisht po kryejnë studime për të kuptuar më mirë aspektet e Omicron, por për momentin, nuk është e qartë nëse është më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera, duke përfshirë Delta. .

    Gjithashtu theksohet se nuk është e qartë nëse infektimi me Omicron shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet të tjera. Por deri më tani këto janë të dhënat kryesore që duhet t’i njohim, rreth këtij varianti:

    Kur u zbulua për herë të parë?

    Varianti i Omicronit u zbulua për herë të parë me 23 nëntor, dhe u konsiderua një rrezik për shkak të numrit të lartë të mutacioneve dhe faktit se ka një rezistencë të lartë ndaj sistemit imunitar.

    OBSH e ka quajtur një “variant shumë të rrezikshëm për të gjithë globin”. Sistemi Britanik i Shëndetit e përshkruan këtë variant si “më shqetësuesin që është parë ndonjëherë.”

    Nga erdhi?

    Edhe pse origjina e Omicron lidhet me provincën Gauteng në Afrikën e Jugut, nuk ka siguri të plotë që ky variant e ka pikënisjen atje. Sipas testeve të kryera, në fakt Omicron është shfaqur në Botswana, që me 11 nëntor.

    Pse janë të shqetësuar shkencëtarët për këtë variant?

    Omicron ka më shumë se 30 mutacione në proteinën “spike”, pjesa që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në qelizë, krahasuar me variantin Delta. Ky ndryshim drastik ka rritur  shqetësimet se antitrupat nga variantet e mëparshme, nuk do të mund të krijojnë mbrojtjen e nevojshme. Duke u bazuar në numrin e mutacioneve, shkencëtarët dyshojnë se aftësia infektuese e Omicron do të jetë më e lartë se ajo e varianteve të tjera.

    A është më i transmetueshëm?

    Ky detaj akoma nuk është plotësisht i qartë, por panorama është vërtet shqetësuese. Kjo pasi ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja në Afrikën e Jugut, nga 273 raste të reja në 16 nëntor, në 1200 në javën që lamë pas. Më shumë se 80% e këtyre rasteve ishin nga provinca Gauteng dhe faktor kryesor ishte infektimi me variantin e ri.

    A funksionojnë vaksinat aktuale te ky variant?

    Akoma nuk ka një përgjigje konkrete për këtë pikë, por shkencëtarët janë shumë të shqetësuar për shkak të numrit të lartë të mutacioneve që ka Omicron-i dhe për shkak të rezistencës që ka ndaj përgjigjeve të sistemit imunitar.

    A do të shkaktojë Omicroni simptoma më të rënda?

    Sipas doktoreshës Angelique Coetzee, e cila ka një klinikë private në Afrikën e Jugut, shumica e pacientëve me Omicron kanë simptoma të lehta dhe nuk pësojnë humbjen e shijimit apo nuhatjes. Në vend të kësaj ata ndjejnë shumë lodhje dhe puls të lartë.

    A mund të modifikohen vaksinat dhe sa kohë do të merrte ky proces?

    Po, skuadrat e vaksinave janë duke punuar në lidhje me përditësimin e këtyre vaksinave. Ky proces mund të marrë deri në 6 muaj kohë.

    Sa e madhe është mundësia që ky variant të përhapet në tërë botën?

    Që nga zbulimi i rasteve të para, ky variant është shpërndarë në një sërë vendesh duke përfshirë, Australinë, Belgjikën, Britaninë, Kanadanë, Danimarkën, Egjiptin, Britaninë, Gjermaninë, Izraelin, Mozambikun, Francën, Norvegjinë dhe Portugalinë.

    A do ta pengojnë kufizimet e fluturimeve, shpërndarjen e Omicronit?

    Me përhapjen e Omicronit në disa vende të botës, menjëherë shtetet morën masat për mbylljen e kufijve. Por me rastet e kaluara, u vu re se kjo lloj mbylljeje thjesht arrin deri aty sa t’i japë kohë vendeve për më shumë përgatitje, por nuk e ndalojnë plotësisht shpërndarjen e variantit të ri.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.