×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A keni një zemër të shëndoshë? Ky test prej 30 sekondash do t’ju tregojë nëse është koha për një kardiolog

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Problemet e zemrës nuk vijnë gjithmonë me shenja të qarta paralajmëruese. Është e qartë për të gjithë se është e nevojshme të shkoni në kontrolle të rregullta, por ekziston edhe një test që mund ta provoni në shtëpi, i cili do të zbulojë gjendjen e zemrës suaj.

    Do t’ju ndihmojë të merrni një ide se si funksionon zemra juaj dhe “Bright Side” zbulon se është një truk i thjeshtë që do t’ju tregojë shëndetin e zemrës tuaj në vetëm 30 sekonda.

     

    Si bëhet testi?

    Hapi i parë: Merrni një enë më të madhe, e cila mund të mbajë të dyja duart dhe mbusheni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, shtoni pak akull.

    Hapi i dytë

    Vendosini duart në tas dhe mbajini për saktësisht 30 sekonda. Kjo do t’ju ndihmojë të dini se si gjaku do të reagojë kur bie në kontakt me ujin e akullit.

    Rezultati

    Nëse keni bërë gjithçka siç duhet, tani është koha për të kontrolluar gjendjen e zemrës suaj. Këto janë dy rezultate të mundshme.

     

    1. Gishtat janë të kuq

    Nëse gishtat janë të kuq, ky është një rezultat i mirë. Kjo do të thotë që nuk keni probleme që lidhen me oksigjenimin në gjak. Zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të mirë.

     

    2. Gishtat janë bërë të zbehtë ose blu të errët

    Nëse gishtat ju janë zbehur ose janë bërë kaltër, ekziston mundësia që të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh sepse qelizat tuaja të gjakut kanë nivele të ulëta të oksigjenit ose sepse keni probleme me bartjen e oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut.

    Në këtë rast, mund të provoni të ngrohni ose masazhoni zonën e dorës për t’u kthyer në ngjyrën normale. Nëse kjo nuk ndodh shpejt, sigurohuni që të shihni një mjek. Sidomos nëse gjatë testit ndjeni gulçim, dhimbje në kokë apo gjoks, djersitje, mpirje në shpatulla, këmbë, duar, gishta apo thembra, marramendje, është shenjë se duhet të bëni një ekzaminim urgjent./FrontOnline/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lifestyle31 Maj 2024
    Disa maceve u pëlqen të përqafohen dhe u pëlqen të jenë gjithmonë pranë pronarëve të tyre, por disa nuk janë shumë të...
    Lifestyle31 Maj 2024
    Nëse kërthiza juaj kundërmon, kjo mund të jetë shenjë e higjienës joadekuate ose ndonjë infeksioni. Bakteret dhe kërpudhat “lulëzojnë” në mjedise të...
    Lifestyle31 Maj 2024
    Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë. E...
    Të tjera
    Sport01 Qershor 2024
    Gjeneratat e reja të xhudos së Kosovës po japin fryte. Blerina Gashi e fitoi sot medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për...
    Lajme01 Qershor 2024
    Shoqëria civile po vazhdon të kërkojë nga qeveria që të rikthejë edhe njëherë në diskutim publik nevojën për inicimin e një ligji...
    Lajme01 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të ketë vende si Serbia në NATO apo edhe në...
    Lajme01 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizituan sot në Qendrën...
    Lajme01 Qershor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Shtime, familje kjo e cila ka strehuar...
    Lajme01 Qershor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamjet nga arritja e saj në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele. Para...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.