×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rregulla të reja për punëtorët në Gjermani

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Punëtorët e shumtë në Gjermani po i pret rregulla e re në vendin e punës nga dita e mërkure, 24 nëntor.

    “Për të mbrojtur më mirë punonjësit, 3G do të aplikohet në vendin e punës nga 24 nëntori”, njoftoi Ministria Federale e Punës.

    Ministria Federale e Shëndetësisë konfirmoi gjithashtu se rregulli i planifikuar 3G në trafik dhe testimi i detyrueshëm në shtëpitë e të moshuarve në të gjithë vendin gjithashtu duhet të hyjë në fuqi sot.

    Një zëdhënëse e Ministrisë së Punës tha se hyrja në fuqi e vendimit varet kur ai do të nënshkruhet nga presidenti federal. Sipas ligjit, ai hyn në fuqi një ditë pas nënshkrimit.

    Zyra e Presidentit Federal njoftoi se me vlerësimin e kushtetutshmërisë, Ligji për Mbrojtjen nga Infeksionet pritet të hyjë në fuqi para mesit të javës së ardhshme.

    Rregullat e reja nënkuptojnë se nëse “kontakti fizik” me të tjerët në kompani nuk mund të përjashtohet, qasja në vendin e punës duhet të jetë e mundur vetëm me dëshmi vaksinimi, shërimi nga COVID-19 ose një test negativ PCR, i cili duhet të bëhet çdo 48 orë. Gjithashtu, kompanitë duhet ta kontrollojnë punëtorin në baza ditore, trasmeton telegrafi.

     

    Në rastin më të keq, të gjithë ata që nuk duan të respektohen rregullat mund të pushohen nga puna. Të gjithë ata që vijnë në Gjermani dhe nuk janë vaksinuar, duhet të sjellin me vete prova të një testi të shpejtë negativ për coronavirusin.

    Në të gjithë Gjermaninë, punonjësit dhe vizitorët duhet të lejohen gjithashtu të hyjnë në shtëpi pleqsh, klinika dhe ambiente për personat me aftësi të kufizuara vetëm me një test negativ ditor. Punëtorët e vaksinuar ose të shëruar mund të bëjnë gjithashtu vetë-teste ditore ose të bëjnë teste PCR dy herë në javë./Telegrafi

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Analisti Arjan Curri, ka deklaruar se Policia e Shqipërisë kishte informacione që ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua të hënën, mund...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Von...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Milka Mesiq (85), gruaja e ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq (89), ka ndërruar jetë, mëson Jutarnji list. Milka Mesiq ka lindur në...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.