Të paktën një person ka humbur jetën, dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe mijëra janë evakuuar nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në British Columbia, në perëndim të Kanadasë.
Trupi i gruas u gjet pranë një rrëshqitjeje dheu në autostradën rreth 250 km në veri të Vankuverit dhe kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë edhe sot, njoftoi policia kanadeze.
Rreth 7,000 njerëz u evakuuan nga Merita, një qytet 300 kilometra në verilindje të Vankuverit. Shiu ka pushuar, por shumë rrugë janë ende të përmbytura.
Të paktën një person humbi jetën kur një rrëshqitje dheu goditi makinat jashtë autostradës 99 pranë Pemberton, rreth 160 kilometra në verilindje të Vankuverit.
Dy persona janë të listuar si të zhdukur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar, thanë zyrtarët.
Mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Helikopterët e shpëtimit transportuan 275 persona, mes të cilëve 50 fëmijë, nga pjesa e autostradës e bllokuar nga rrëshqitjet e dheut pranë qytetit malor të Agassis.
Më shumë se 7,000 banorëve të Merritt City, që ndodhet rreth 200 kilometra larg Vankuverit, iu kërkua të evakuoheshin pasi lumi u tejmbush dhe preu urat, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Nga porti në Vankuver kalon çdo ditë mallra me vlerë 440 milionë dollarë, nga makinat dhe produktet e gatshme e deri te lëndët e para./FrontOnline/