Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar në Ferizaj duke e shantazhuar, i ka kërkuar një shumë parash ose veturën e tij, në të kundërtën do i publikon në rrjetet sociale disa mesazhe/biseda të tij.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur i lajthitur nga i dyshuari). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje (i mituri është liruar)”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.