Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, raporton Ekonomia Online.
Rama ka votuar në hapësirat e Fakultetit Filozofik.
Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.