×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja interesante në javën e nëntë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Besa Famgas e Trepça takohen të shtunën nga ora 17:30, në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

    Kampionia aktuale, Besa, llogaritet favorite ndaj “xehetarëve” që kanë shfaqur lojëra të mira këtë kampionat. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Prishtina, në një ndeshje dramatike, përcjell FrontOnline.

    Ndërkohë Besa Famgas është e dyta me 12 pikë, por i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Skuadra pejane i ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme, ndërsa për shkak të garave evropiane ka më pak ndeshje kampionale të luajtura.

    Edhe ndeshjet tjera pritet të jenë interesante. Po prej orës 17:30, të shtunën, është takimi Vëllaznimi – Drenica. Ndërkohë Kastrioti e pret Zhegrën të shtunën prej orës 19:00 dhe llogaritet favorit i madh.

    Dy ndeshje tjera të javës së nëntë janë të hënën.

    Rahoveci e Llapi takohen prej orës 19:30, ndërsa nga ora 19:00 luhet ndeshja Deçani – Prishtina. Të dy takimet e së hënës pritet të ofrojnë hendboll të mirë.

    Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e shtatë. Sot është ndeshja Vushtrria – Drita (19:10). Të shtunën luajnë Lepenci e Istogu (14:00), ndërsa të dielën Ulpiana e Vjosa (12:00). Ndeshja mes Samadrexhës e KEK-ut në program është të martën./FrontOnline/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport22 Tetor 2024
    Diego Forlan do ta bëjë debutimin në tenisin profesionist në moshën 45 vjeçare. Disa vite pasi e la futbollin e luajtur, ndërsa...
    Sport22 Tetor 2024
    Fundi i sprovës. Neymar Junior më në fund është rikthyer në fushën e blertë: dje, pas më shumë se një viti mungese,...
    Sport22 Tetor 2024
    Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili...
    Të tjera
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.