×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Agjencia e Statistikave konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë

    FrontOnline
    25 Tetor 2021

    Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë të konsumit. Ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

    Agjencia thotë se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

    “Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhet në raport.

    Sipas ASK-së, një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.55 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku sivjet blihet për 1.44 euro, kurse 30 copë vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2.61 euro nga 1.95 euro.

    Telegrafi ditë më parë ka intervistuar disa prej qytetarëve për të parë se a kanë ndikuar zhvillimet e fundit botërore edhe në rritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë.

    Qytetarët këto rritje i kanë shpjeguar si katastrofale për të gjithë, duke thënë se rritjet nuk mund të mbulohen me paga të tilla në nivel vendi edhe në kohë pandemie.

    E disa të tjerë thonë që kjo është rritje e çmimeve botërore, mirëpo në Kosovë nuk do të duhej të ndodhte për shkak se ka me vite që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur.

    E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot.

    Çmimi mesatar në euro për disa artikuj dhe shërbime më reprezentuese | Burimi: ASK

    Ndërsa, për Selatin Kaçanikun nga organizata “Konsumatori” rritja e shpejtë e çmimeve në Kosovë më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik sesa që është një përgjigje ekonomike.

    Kaçaniku është shprehur se rritja e tyre nuk vjen nga tregu botëror, por nga teket e bizneseve.

    “Ne iu nënshtrohemi një rritje stihike të çmimeve që më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik se sa që është një përgjigje ekonomike që janë të ndikuara nga pandemia COVID-19 apo ndryshimet stinore të çmimeve”, shprehet Kaçaniku.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.