×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Me cilat subjekte politike do të bëjnë marrëveshje për garën e balotazhit? Flet Besa Gaxherri

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Për dallim prej zgjedhjeve nacionale, LDK-ja në zgjedhjet komunale ka arritur një rezultat më të mirë zgjedhor.

    Kjo parti ka fituar dy komuna, atë të Pejës dhe Lipjanit.

    Nga Kryesia e kësaj partie, po thonë se janë duke pritur që ta fitojnë edhe Fushë-Kosovën, pas numërimit të votave të diasporës, pasi që kjo Komunë është thënë se për numër një shifror votash po shkon në balotazh.

    Ish-deputetja e kësaj partie, njëherit anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxheri, në një prononcim për FrontOnline, tha se janë duke punuar që t’i fitojnë të gjitha komunat në të cilat janë në balotazh.

    “Ne kemi fituar në 2 komuna. Po presim edhe Fushë Kosova me u konfirmuar që është pa balotazh, përjashtim këtyre tri komunave i kemi edhe 8 në balotazh natyrisht që presim që në të gjitha me fitu dhe për këtë do të angazhohemi maksimalisht”, tha ajo për Front Online.

    Në 21 komuna të Kosovës do të mbahet balotazhi për zgjedhjet komunale, gare e ngushtë pritet që të jetë në Prishtinë dhe Gjilan në mes të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, derisa në Komunën e Hanit të Elezit do të ketë rivotim.

    Ndonëse për balotazh disa kandidatë kanë filluar bisedat e para për lidhjen e koalicioneve të mundshme, LDK-ja pritet që një vendim të tillë ta merr në Kryesinë e partisë.

    “Ne natyrisht se do t’i marrim vendimet në Kryesi, do ta ketë përgjegjësinë Kryetari duke u konsultuar me Kryesinë dhe organet e partisë. Nuk e kemi një vendim të partisë ende.  Unë nuk dua me dhënë mendimin tim personal se nuk është çështje e mendimit personal. Ne qysh sot kemi marr iniciativë me punu sepse ne e konsiderojmë çdo qytetarë pasi po flasim për Prishtinën që Kryetari të jetë i të gjithëve. Gara po bëhet për komunë dhe ne duhet të kemi koalicion me qytetarët e Prishtinës dhe komunave tjetra”, tha Gaxherii.

    Gaxheri tha se LDK-ja e ka kuptuar porosinë e elektoratit dhe ka filluar që të reformohet.

    Ajo i ka përmendur reformat që ka bërë LDK-ja që nga rezultati i dobët që pranoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Në parti siç e dini të gjithë kemi filluar me reformën me vetë Kryetarin dhe Kryesinë e re dhe pastaj kemi filluar punën edhe ndonëse kemi pasur për ne si subjekt politik shumë pak kohë për tu konsoliduar që nga marsi e deri në ditën e zgjedhjeve punë pa ndërprerë. Në kuadër të kësaj kemi pasur strategjinë, jemi munduar që qytetarëve t’iu ofrojmë në radhë të parë kandidatët për secilën komunë me program konkret dhe me lista të kompletuara”, tha ajo për Front Online.

    LDK-ja do të shkojë në balotazh në 8 komuna./FrontOnline

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjatë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian , ka folur për procesin e zgjerimit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.