×
  • Front TV
  • Front TV

    Kënd do ta përkrahë PDK-ja në garën për Prishtinën? Flet Bajrush Xhemaili

    FrontOnline
    19 Tetor 2021

    Në 4 komuna ka dalë fitimtare pa balotazh.

    E Partia Demokratike e Kosovës është akoma në garë për të triumfuar edhe në tetë të tjera.

    Këtë rezultat të përgjithshëm, që doli nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale nga kjo parti po e konsiderojnë si rikthim të tyre në skenën politike.

    “Sigurisht që ka shumë faktorë, por para se gjithash ka ndikuar fakti se kemi kuadro të mjaftueshëm në PDK për t`u përballë me sfida, kemi pasë kandidatë jashtëzakonisht të mirë. Kurse, ana tjetër është se kemi dhënë shembull në qeverisjet lokale”, theksoi sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemaili për “Front Online”.

    Xhemaili thotë se synojnë të mbajnë pushtetin në ato komuna ku veçse qeverisin. E pretendime për fitore kanë edhe në ato ku janë opozitë.

    “Hyjmë në garë me i fitu të gjitha. Kemi rezultatet të mira, Drenasi është larg prej rivalit të tij, Prizreni, Vushtrria, po them në të gjitha pastaj komunat vec që i kemi pasë Kaçanik, Shtime, do t`i mbajmë ato që i kemi pasë”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Për të arritur këto rezultate, ky nuk e përjashton mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

    Vija të kuqe s`është që kanë me ndonjë subjekt.

    “Sa i përket koalicioneve ne s`kemi vija të kuqe dhe sigurisht që nuk do të kemi. Sepse nuk është mirë me i vendos vi të kuqe askujt. Do të marrim vendim në organet e partisë”, theksoi ai.

    Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Han të Elezit dhe Skenderaj.

    Ajo është në garë edhe për Dragashin, Drenasin, Klinën, Prizrenin, Vushtrrinë, Malishevën, Shtimen dhe Kaçanikun.

     

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Lajme27 Prill 2024
    Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin,  Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të Kreu i PDSH-së,...
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.