×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu Ramadani: Partitë e harruan pandeminë, do të rriten rastet

    FrontOnline
    16 Tetor 2021

    Më 16 shtator ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, raporton Front Online.

    Partitë politike u pajtuan që fushatën ta zhvillojnë online, e vetëm 5 ditë të jenë në teren.

    Por infektologu Hamdi Ramadani në një intervistë për Front Online ka thënë se partitë nuk i respektuan masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

    “Kjo fushatë që po manifestohet e për fat të keq nuk po respektohen edhe masat të cilat vinë si rekomandime të Institutit e Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Ramadani: Tubimet e partive po e favorizojnë Coronavirusin

    Ramadani tha se tubimet e partive politike do të ndikojnë në rritjen e rasteve ditëve në vijim dhe po e favorizojnë përhapjen e virusit.

    “Të gjitha tubimet të gjitha masat të cilat nuk përfillen nuk respektohen e mundësojnë favorizimin e pandemisë Covid-19 por edhe të sëmundjeve akute respiratore që i kemi”, ka thënë Ramadani për Front Online.

    Infektologu: Në uljen e rasteve ndikuan masat e Qeverisë

    Infektologu Ramadani thotë se ulja e rasteve ditore dhe vdekjeve me Coronavirus ditëve të fundit në vend është pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria.

    “Prandaj mendoj që masat të cilat ishin javë më parë, kanë ndikuar në uljen e rasteve, pastaj vaksinimi, këta janë faktorët që kanë ndikuar që  ta kemi një situatë më të mirë”, ka thënë Ramadani.

    Ramadani: Këto janë kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë

    Infektologu Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit, pasi sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të jemi të sigurt nga pandemia me Coronavirus.

    “Kur kemi mbi 70% të imunizuar dhe kur e dimë që kemi një numër të imunizuar që e kanë kaluar sëmundjen atëherë situata është më e lehtë e kontrolluar dhe mund të jetë më e qëndrueshme gjendja, do të ketë më pak të hospitalizuar shumë pak të infektuar apo edhe zero të sëmurë rëndë të cilët mund të paraqesin vdekshmëri”, ka thënë a.

    Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, tregoi për Front Online se cilat mosha duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës,

    “Në një grup të caktuar të qytetarëve të personave nuk po arrihet imuniteti i kënaqshëm mbi 70% dhe është kjo kategori e qytetarëve që kanë moshë të shtyrë, pastaj stafi shëndetësorë duhet të vaksinohen, banorët e shtëpisë së pleqve, janë persona që duhet të bëhet edhe vaksina përforcuese”, ka thënë ai.

    Infektologu Ramadani: Qeveria të jetë e kujdesshme në lirim të masave

    Ramadani ka porositur qeverinë që të jenë të kujdesshëm në lehtësimin e masave dhe të përcillet vazhdimisht gjendja në teren para se të ndërmerret vendimi për lirim të masave.

    “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në kuptimin që të relaksohemi shpejt e që të hapemi shpejtë pasi që nuk kemi qytetarë të mjaftueshëm të mbrojtur me vaksinë”, ka thënë Ramadani.

    Në total numri i rasteve aktive në vend është 1095 raste.

    Kurse në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.