×
  • Sport
  • Sport

    Challandes u jep mbështetje “Dardanëve” të rinj

    FrontOnline
    05 Tetor 2021

    Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për dy ndeshjet kundër Çekisë.

    Ndeshjet me Çekinë luhen në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.

    “Dardanëve” të rinj u ka dhënë mbështetje përzgjedhësi i përfaqësueses “A”, Bernard Challandes. Ai bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vizituan futbollistët e Shpresave në stërvitjen që e mbajtën në Qendrën Stërvitore të FFK-së në Hajvali.

    FFK-ja bëri të ditur se futbollistët punuan me përkushtim të madh për më shumë se një orë e gjysmë, derisa ata u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve. Synim është fitorja e dytë në këtë fushatë kualifikuese.

    Duelin e parë Shpresat e Kosovës e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, derisa përballja e dytë luhet në Çeki më 12 tetor.

    Kosova është në vendin e tretë në Grupin G me tri pikë nga dy ndeshje, ndërsa çekët janë liderë me gjashtë pikë. Në grup me Kosovën është edhe Shqipëria që po ashtu ka tri pikë të fituara.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Sport13 Maj 2024
    Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë ndeshjen kundër Tottenham Hotspur ose Arsenal do...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Në finalen e Ligës...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në finale do të takohen Borussia...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për...
    Lajme13 Maj 2024
    Tahhir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile ka reaguar pas raportimeve se në Kosovë ka pasur tërmet. “Mjetet e informimit në...
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur  Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y,...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Në finalen e Ligës...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, duke cekur se me regjistrim i...
    Lajme13 Maj 2024
    Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.