×
  • Vip
  • Vip

    Modelja kosovare: Kam refuzuar të dal në foto me Donald Trump

    FrontOnline
    05 Tetor 2021

    E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë modelja e njohur nga Kosova Zana Krasniqi e cila është shpallur Miss Universe në vitin 2008.

    Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në SHBA, por e ka lënë profesionin e saj si modele në hije për t’iu përkushtuar familjes së saj e cila është bërë nëna e 4 fëmijëve të mrekullueshëm.

    Zana ka treguar edhe momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA, ku shprehet se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.

    Rudina Magjistari: Ti në SHBA ke qenë pjesë e Trump Models?

    Zana Krasniqi: Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre.

    Rudina Magjistari: E ke pasur rastin të takosh Donald Trump, si ishte si personazh?

    Zana Krasniqi: Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze.

    Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë? /

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Vip10 Shtator 2024
    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj ka ndarë disa fotografi në mediat sociale. Por, më tepër se bukuria...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministrin Kurti po e dëmton shkëputja nga elektorati që e ka votuar. Humolli në një...
    Lajme10 Shtator 2024
    Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Vetëm pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, Policia e Shtetit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.