×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nis përgatitjet për ndeshjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë

    FrontOnline
    04 Tetor 2021

    Kombëtarja e Kosovës e ka nisur sot grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022” kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë.

    Si zakonisht Dardanët menjëherë pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre kanë arritur në Kosovë dhe janë akomoduar në hotel “Emerald”, derisa në mbrëmjen e sotme e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i tij kishin në dispozicion 19 futbollistë, teksa ekipit nga stërvitja e nesërme do t’i bashkohen edhe Milot Rashica, Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.

    Për herë të parë pjesë e Dardanëve ishte edhe Toni Domgjoni, të cilit stafi dhe bashkëlojtarët i dëshiruan mirëseardhje dhe ambientim të lehtë me ekipin.

    Futbollistët që ishin të angazhuar me klubet e tyre gjatë ditës së diel kanë stërvitur me intensitet më të ulët, derisa pjesa tjetër kanë stërvitur normalisht dhe me përkushtim.

    Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet të kompletuar dhe me intensitet të plotë ditëve në vazhdim, ku nesër do të zbresin sërish në fushë në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më pas për dy ditë do të stërviten në Kompleksin e FFK-së në Hajvali në orën 12:00.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport10 Maj 2024
    Të dielën do të luhet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të gjitha ndeshjet luhen atë ditë dhe me...
    Sport10 Maj 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të...
    Sport10 Maj 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit dje dorëzoi kandidaturën për organizimin e Euro 2027 të grup moshës U-21. Por, si bashkë-organizatore, Shqipëria e ka...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga...
    Lajme10 Maj 2024
    Siç është raportuar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë mbi një rezolutë që do t’i jap “të drejta dhe privilegje”...
    Sport10 Maj 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të...
    Lajme10 Maj 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli i është drejtuar analistit amerikan dhe njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer i cili ka komentuar...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të...
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ish-Shefin e Task-Forcës Antikorrupsion, Shemsi Hazirn e ka transferuar në pozitën e zëvendësdrejtorit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.