×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria duhej t’i informonte serbët për skadimin e marrëveshjes për targat”

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Analisti politik Dardan Sejdiu, ka vlerësuar situatën e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë si një zbatim i një marrëveshjeje.

    Megjithatë, Sejdiu në Rubikon me Adriatik Kelmendin, thotë se meqë qeveria e Kosovës synon integrimin e minoritetit serb në gjithë territorin e vendit, do duhej t’i kishte informuar parakrakisht përmes një njoftimi rreth skadimit të marrëveshjes për targat, përcjell Klankosova.tv.

    ”Kjo është thjeshtë zbatim i një marrëveshjeje, dhe nuk kemi një hap të theksuar politik viza-vi, idesë së projektuar të reciprocitetit”.

    ”Pra, karshi idesë që është projektuar për reciprocitet dhe asaj çfarë po ndodhë jemi në kuadër të diskutimeve të marrëveshjeve të Brukselit”.

    ”Unë me sa e di, kjo ka qenë edhe paralajmërimi i kryeministrit që kemi një marrëveshje së cilës i ka ardhë koha dhe me këtë po e fillojmë dhe mendoj që është një lajm i mirë”.

    ”Sa i përket reciprocitetit të plotë ekonomik tregtar e politik, kjo nuk mund të futet në këtë lloj narrative”.

    ”Mua më brengos shumë, krijimi i animoziteteve me popullatën serbe në Kosovë. Kjo është një situatë për mua, e cila ndonëse nuk i di detajet, ku qytetarët në veri, kanë qenë të gjetur në huti. Në një situatë ku ti kërkon integrimin e minoritetit serb në të gjithë territorin e republikës, është e domosdoshme që me një proces të informimit të mirë, ‘’ka kaluar marrëveshja e targave të përkohshme, ka kaluar koha e marrëveshjes ku lejohet me KS të lëvizet në Kosovë’’, informon dhe procesi të jetë më i lehtë”.

    ”Nuk e di si vepron zinxhiri komandues në veri, i Policisë së Kosovës, kur të tërhiqen forcat speciale prej atje”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Sport03 Maj 2024
    Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.