×
  • Sport
  • Sport

    Në prag të ndeshjes me Drenicën, trajneri dhe futbollisti i Dritës janë optimist për rezultat pozitiv

    FrontOnline
    18 Shtator 2021

    Klubi i Dritës në prag të ndeshjes së javës së pestë në Superligën e Kosovës, ka mbajtur konferencë për shtyp ku u paraqitën trajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Muharrem Jashari.

    Nuhiu theksoi se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë takim, përvec Marko Simonovskit, aktivizimi i të cilit është në pikëpyetje, përcjell FrontOnline.

    “Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, përvec Simonovskit që ndjen një shqetësim dhe do të jetë i diskutueshëm aktivizimi i tij në ditën e nesërme. I gjithë grupi tjetër janë të gatshëm për këtë ndeshje. Kemi kontigjentin e lojtarëve të mjaftueshëm, ata e kanë dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara dhe cdonjëri që paraqitet bëjnë më të mirën”, ka thënë fillimisht trajneri Nuhiu.

    Krytrajneri i Dritës foli për takimin e javës së pestë, ku Drita udhëton në Skenderaj për ndeshjen ndaj Drenicës.

    “Kemi përballë një skuadër, e cila ka startin më të mirë në këtë kampionat dhe në futboll nuk ka rastësi. Është skuadër e fortë, kanë kualitet dhe vështirë thyhet. Por, kam besim te skuadra dhe djemtë tanë, shoh motiv dhe dëshirë për të reaguar, do të mundohemi që të gjejmë mënyrën edhe pse e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por, ne i kemi mundësitë dhe kualitetet për të bërë ndeshje të mirë dhe për të marrë pse jo edhe fitoren”, theksoi Nuhiu.

    Kurse, futbollisti Muharrem Jashari tha se do të japin maksimumin që Drita të kthehet me rezultat pozitiv.

    “Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj. Të gjithë e dijmë që Drenica në shtëpi është ekip i vështirë dhe luan një futboll shumë të hapur, por ne do t’i qasemi lojës si e kemi përgaditur, do të fokusohemi dhe të japim maksimumin, duke synuar të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Jashari.

    Trajneri Nuhiu u pyet edhe për kryendeshjen e mesjavës, ku Drita barazoi në shtëpi ndaj Ballkanit.

    “Djemtë arritën të neutralizojnë një kundërshtar si është Ballkani dhe të gjitha pikat e tyre të forta, duke mos lejuar të na rrezikojnë në vetëm një goditje standarde. Kanë qenë jashtëzakonisht të përqendruar e të koncentruar, jam i vetëdijshëm se pak kemi krijuar, por në ndeshje derbi pak të ipet hapësira dhe duhet shfrytëzuar”, përfundoi Nuhiu.

    Drita takohet me Drenicën të dielën, ora 16:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj./FrontOnline/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Të tjera
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në...
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.