×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Sharr Travel nxjerr në treg super-ofertat e shtatorit, falas testi për COVID-19

    FrontOnline
    01 Shtator 2021

    Vera pothuajse shkoi.

    Por, jo edhe ofertat e “Sharr Travel”.

    Kompania lidere për turizëm sapo i ka lansuar në treg ato për muajin shtator.

    “Tashmë kemi dalë edhe me ofertat e verës në shtator apo verës në vjeshtë në këto ditë të ngrohta të vjeshtës, realisht është një kohë jashtëzakonisht e përshtatshme për të gjithë qytetarët për të kaluar pushimet edhe në shtator kur kemi parasysh që edhe shkollat janë shtyrë deri më 13 shtator”, u shpreh Ruzhdi Kurtishaj, pronar i “Sharr Travel”.

    Njëra nga to është oferta për pushime në Durrës – gjegjësisht në kompleksin “Fafa”.

    E tjetra për ta kaluar ca ditë relaksuese në Vlorë, në njërin prej tri hoteleve luksoze të “Regina Group”.

    Presidenti i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj thotë se këto oferta do të jenë me zbritje.

    E ka edhe diçka tjetër që do të përfshihet në to, falas.

    “Ofertat e shtatorit përfshijnë një zbritje deri në 30% në të gjitha hotelet që ne kemi në dispozicion. Me theks të veçantë të gjithë pushuesit, të gjithë klientët e Sharr Travell që dëshirojnë të kenë ofertën tri ditë e mbi qëndrim në kompleksin “Fafa”, e kanë gratis testin e kthimit të Covid-19 për kthim në Kosovë. Pra, nuk ka nevojë të paguajnë nga 20 apo 30 euro sa kushton testi në Tiranë por atë e kanë gratis, e njëjta vlen edhe për kompleksin turistik apo për gjigantin turistik në Vlorë “RegjinaGroup”, deklaroi Kurtishaj.

    Kurtishaj ua ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

    “Po, sigurisht unë u bëjë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e  tyre, por edhe të mbrojnë të tjerët dhe njëkohësisht kjo do t’u shërbente të gjithë qytetarëve si mundësi e mirë për të vazhduar me aktivitetet e tyre, duke përfshirë edhe pushimet në Shqipëri dhe udhëtimet kudo që dëshirojnë”, theksoi ai.

    Për të përfituar nga ofertat e shtatorit të Sharr Travel kontaktoni në këto numra:

    ose në faqen e Instagramit apo të Facebookut të kësaj kompanie.

     

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas parashikimeve të tyre...
    Ekonomi10 Maj 2024
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),...
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.