×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj RTK-së për shpifje

    FrontOnline
    04 Tetor 2019

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do ta padisë, Radio Televizionin e Kosovës (RTK), për shpifje, lajme të rreme, anshmëri politike dhe për shkelje të rëndë të standardeve profesionale.

    Osmani ka thënë se lajmeve nga RTK-ja për të nuk duhet të iu besohet pasi që sipas saj janë shpifje. Ka thënë se lidhjet e saj me Rusinë nuk i besojnë as mediumet që i shkruajnë dhe as qytetarët e Kosovës.

    “I njoftoj qytetarët e Kosovës, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme të RTK-së dhe portaleve të pushtetit në ikje, të cilat në mënyrën më të ulët të mundshme po shpifin kundër meje dhe familjes time. Shpifjet për lidhjet e mia me Rusinë nuk i besojnë as ata vetë, lëre më qytetarët e Kosovës që më njohin mirë dhe më njohin gjatë. I njoftoj qytetarët se sot kam autorizuar avokatin e familjes për të përgatitur padi kundër RTK-së, e cili shpenzon 15 milionë euro taksa të qytetarëve të Kosovës në vit, ndërsa është vënë komplet në shërbim propagandues të nëntokës dhe pushtetit në ikje”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka deklaruar se sipas saj shpifjet janë duke u bërë ndaj saj për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor.

    “I njoftoj qytetarët se këto shpifje të ulëta vijnë nga frika e dënimit që do të marrin të dielën me votën e qytetarëve. I ftoj qytetarët që të çojnë në vend përcaktimin e vullnetit të tyre politik, për ndryshimin e madh dhe çlirimin e dytë të Kosovës që do të ndodhë të dielën”, tha Osmani./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.